Presidentja Osmani i uron fat ekipit të filmit “Zgjoi” në rrugën drejt nominimeve të “Oscars 2022”

Presidentja Osmani i uron fat ekipit të filmit “Zgjoi” në rrugën drejt nominimeve të “Oscars 2022”

Showbiz September 09, 2021 - 12:05

Dje (e mërkurë), Qendra Kinematografike e Kosovës njoftoi se filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli, është zgjedhur si propozim i Kosovës për në “Oscars 2022”.

Filmi, i cili fitoi plot tri çmime në festivalin e rëndësishëm “Sundance Film Festival”, ka tashmë rrugën e hapur drejt nominimeve për ngjarjen më madhështore të ndarjes së çmimeve për filma.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, i ka dëshiruar shumë suksese ekipit të filmit, duke i uruar fat për në çmimet e Akademisë.

“Është zyrtare. Aplikimi i Kosovës për ‘Oscars’ është ‘Zgjoi’ (Hive)”. Përveç të qenit një kryevepër, kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është një frymëzim. Fat të mbarë Blerta Basholli dhe ekipit. Fituesi i trefishtë i ‘Sundance’, ‘Hive’ është zgjedhur si pretendues ndërkombëtar i ‘Oscar’-it”, shkruhet në postimin e presidentes Osmani. /Zëri