Disenjatorja shqiptare Nensi Dojaka fiton çmimin “LVMH Prize” të Louis Vuittonit

Disenjatorja shqiptare Nensi Dojaka fiton çmimin “LVMH Prize” të Louis Vuittonit

Showbiz September 08, 2021 - 13:40

Dizajnerja shqiptare Nensi Dojaka ka fituar çmimin “LVMH Prize” të vitit 2021 për talentet e reja.

Duke qëndruar para një paneli gjyqtarësh të mbushur me yje si Marc Jacobs, Kim Jones, Virgil Abloh, Stella McCartney dhe Jonathan Anderson, aktorja franceze Isabelle Huppert ishte veçanërisht e impresionuar nga cilësia e lartë e punës së Dojakës, këndvështrimi i saj dallues dhe një biznes fillestar që kishte lulëzuar me sukses gjatë sfidave të pandemisë.

Dojaka, e cila mposhti 1,300 aplikantë nga mbi 110 vende, do të përfitojë 300,000 euro si dhe një vit stërvitje nga ekspertët në konglomeratin luksoz.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube.

Dojaka, e cila është me origjinë nga Shqipëria dhe jeton në Londër, së pari doli në skenë përmes inkubatorit të Lulu Kennedy’s Fashion East – të cilës ajo iu bashkua në vitin 2020.

28-vjeçarja, gjithashtu do të shfaq koleksionin e saj të katërt të pistës në Javën e Modës në Londër këtë muaj. /Zëri

Image