Vdes babai i Shkenda Dubovës si pasojë e COVID-19

Vdes babai i Shkenda Dubovës si pasojë e COVID-19

Showbiz September 07, 2021 - 15:03

Këngëtarja e njohur, Shkenda Dubova, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Instagram” tregoi se i ka vdekur babai, Shaip Dubova, si pasojë e sëmundjes COVID-19.

”Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë, Shaip Dubova”, shkruan në postimin e publikuar nga ajo.

Me rastin e vdekjes së ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit gjilanas Shaip Dubova, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.

Haziri thotë se Shaipin e mori COVID-19 dhe se ky rast duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen.

“Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, përfundoi kryetari i Gjilanit. /Zëri

 

Image