“Të performosh në kullën ‘Eifel’ është një ëndërr”, Rita Ora e emocionuar për koncertin e madh në Paris

“Të performosh në kullën ‘Eifel’ është një ëndërr”, Rita Ora e emocionuar për koncertin e madh në Paris

Showbiz September 07, 2021 - 14:19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është duke u bërë gati për koncertin në kullën “Eifel”, të cilin e ka quajtur një ëndërr.

Artistja shqiptare me famë botërore, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Instagram” ka thënë se mezi po e pret performacën e saj të radhës në Paris.

“Të performosh në kullën ‘Eifel’ është një ëndërr dhe mezi pres që ta shihni! A i keni marr biletat tuaja?”, shkroi ajo krahas fotografive të publikuara.

Koncerti i Orës do të mbahet më 30 shtator, së bashku me “Javën e Modës” në Paris.

Ndërkohë, 30-vjeçarja po vazhdon të jetë pjesë e panelit të jurisë në “The Voice Australia”, i cili është drejt fundit, me gjysmëfinalen që u mbajt vetëm pak ditë më parë. /Zëri

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)