Vdes aktori i njohur Michael K. Williams, dyshohet për mbidozë

Vdes aktori i njohur Michael K. Williams, dyshohet për mbidozë

Showbiz September 07, 2021 - 13:38
Lajmet e fundit nga sporti

Ka vdekur aktori i njohur, Michael K. Williams, i njohur më së shumti për rolin e tij si Omar Little në serialin “The Wire”.

Sipas TMZ-së, aktori vdiq nga mbidoza, ndërsa u gjet i vdekur në banesën e tij në Brooklyn të hënën, pasi të afërmit e tij nuk ishin dëgjuar me të prej ditësh.

Sipas raportimeve, aktori u gjet në dhomën e ndenjes në shtëpinë e tij dhe pajisjet e drogës ishin në një tavolinën pranë, duke pretenduar se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e mbidozës.

Pas vitesh në role të vogla në televizion dhe filma, William u bë i famshëm me rolin Omer në serialin “The Wire” në HBO, që i solli atij vlerësim nga fansat dhe kritikët e filmit.

William njihet edhe për role tjera në HBO, si “Boardwalk Empire”, “The Night Of dhe Lovecraft Country”, si dhe në filmat “12 Years a Slave” dhe “Assassin’s Creed”.

Aktori ishte pesë herë i nominuar për çmimin "Emmy", ai ishte 54-vjeçar dhe la pas vetes një djalë, Elijah. /Zëri