Tuna pas rikthimit nga Siria: Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton

Tuna pas rikthimit nga Siria: Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton

Showbiz September 06, 2021 - 14:22

Këngëtarja e njohur Tuna së fundi ka nisur një iniciativë me organizatën bamirëse “For Children Smile”.

Tuna vizitoi Sirinë para disa ditësh, pasi ka filluar një bashkëpunim me shoqatën bamirëse “For Children Smile”, teksa edhe nëpërmjet rrjeteve sociale ka dhënë një përmbledhje të udhëtimit të saj.

Ajo u shpreh se kjo eksperiencë e ka ndryshuar atë si person dhe ajo tashmë është një Tunë tjetër dhe se thuajse ndihet fajtore për skamjen dhe frikën në të cilët jetojnë fëmijët sirianë.

Shkrimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime…

Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.

U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër, që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rriten në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë”, shkroi Tuna. /Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë (@tunasejdi)