“Cold Heart” e Elton Johnit dhe Dua Lipës kryeson tabelën e “The Official Big Top 40”

“Cold Heart” e Elton Johnit dhe Dua Lipës kryeson tabelën e “The Official Big Top 40”

Showbiz September 06, 2021 - 12:42

“Cold Heart”, bashkëpunimi i ri në mes Elton Johnit dhe Dua Lipës, ka arritur të ngjitet në krye të tabelës.

Ky është projekti i dytë i Sirit që ka zënë vendin e parë këtë vit pas këngës “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.

Duke folur me prezantuesin e Big Top 40, Will Manning, Sir Elton John zbuloi: “Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”.

Projekti i Duas në bashkëpunim me Eltonin në kanalin “YouTube” ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve. /Zëri