“Perandori” i diamanteve, me klientë nga Rita Ora te Conor McGregor

“Perandori” i diamanteve, me klientë nga Rita Ora te Conor McGregor

Showbiz September 01, 2021 - 20:40

Një influencer, i cili numëron në Instagram mbi 900 mijë ndjekës, ka arritur të shndërrojë biznesin e vogël të familjes në një perandori diamantesh.

Richard Nektalov, babai i të cilit kishte një biznes të shitjeve të diamanteve në Nju-Jork, arriti të ngrinte një perandori për prerjet moderne të diamanteve, duke sjellë për VIP-at, bizhuteritë e veçanta dhe ekstravagante që kërkonin.

Richi arriti të punojë unazën prej 2 milion £ për propozimin e Umar Kamanit javën e kaluar, duke e lënë publikun pa fjalë. Klientët e Rich përfshijnë emra të njohur botërisht si: Kanye West, Bella Hadid, Kendall Jenner, Rita Ora, Conor McGregor apo Mel B. /a2