Këngëtari Labinot Tahiri ka një kërkesë për Policinë

Këngëtari Labinot Tahiri ka një kërkesë për Policinë

Showbiz September 01, 2021 - 15:51

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka kërkuar nga Policia që të mos i dënojnë familjarët e pacientëve që ndalohen në barnatoret afër rrugëve në Ferizaj.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, këngëtari ka kërkuar që mos të dënohen qytetarët, pasi ata nuk kanë aq para sa të paguajnë edhe dënimet, edhe barnat për familjarët e tyre.

“Mos të marrin dënime qytetarë, se edhe dënime, edhe barna, edhe teste nuk di kah me shkoq veten me para këta qytetarë, por le të lirohet parkingu i shkollës per familjarët e pacientëve”, ka shkruar Labi. /Zeri.info

Image