U kap duke përdorur telefonin në makinë, aktorja Vanessa Hudgens gjobitet nga policia

U kap duke përdorur telefonin në makinë, aktorja Vanessa Hudgens gjobitet nga policia

Showbiz September 01, 2021 - 14:04

Aktorja amerikane Vanessa Hudgens është fotografuar duke përdorur telefonin, teksa drejtonte veturën e saj në Los Angeles.

Në fotografitë e publikuara në media aktorja amerikane shihet duke qeshur teksa flet me një polic dhe ia jep atij patentën.

Sipas “DailyMail”, aktorja sapo kishte dalë nga palestra në momentin kur u kap duke përdorur telefonin e saj.

Në Kaliforni nuk lejohet që të përdoret celulari ose ndonjë pajisje e ngjashme elektronike teksa je në makinë dhe për këtë arsye aktorja ka marrë një gjobë.

Sipas ligjit në Kaliforni, celulari mund të përdoret vetëm pa e prekur me duar, pra duke përdorur spikerin e telefonit që të vazhdosh komunikimin.

Kujtojmë se Vanessa Hudgens është në një lidhje me lojtarin e famshëm të bejsbollit, Cole Tucker, me të cilin u njoh përmes Zoom-it. Në një intervistë të dhënë më herët për Entertainment Tonight, aktorja rrëfeu se romanca e tyre nisi nëntorin e kaluar.

“Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi në Zoom. Shumë rastësisht, po. Ai është thjesht perfekt për mua. Jam me të vërtetë e lumtur. Mendoj se është e rëndësishme të jesh mirënjohës për gjithçka që ke në jetë. Unë e kam bërë atë një përparësi dhe ndihem sikur thjesht magjia po ndodh më shumë”, tha aktorja. /Zeri.info

 

Image
Image