Dafina Zeqiri rrëfehet për historinë e saj të abuzimit nga ish i dashuri

Dafina Zeqiri rrëfehet për historinë e saj të abuzimit nga ish i dashuri

Showbiz September 01, 2021 - 12:21

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, është një prej shembujve të personave të famshëm në Kosovë, që nuk ka ngurruar të hapet për përvoja të ndryshme personale.

Pas këngës dhe rrëfimit për përvojën me ankth dhe depression, këngëtarja ka kritikuar shoqërinë e cila shumë shpesh në vend se të akuzojë dhunuesin, bën me gisht kah viktima.

Së fundmi Zeqiri, është rrëfyer përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Instagram”, për përvojën e saj para disa vitesh, në fillimin e karrierës së saj, kur ajo u abuzua nga ish i dashuri, ndërkohë që mediat dhe shoqëria e akuzonin atë për tradhëti.

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: “Ajo më tradhtonte!”, “Donte vetë!”, “E kërkoi vetë!”

“Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!”

“Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!”

“Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop!”, përfundoi ajo. /Zëri.