Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës

Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës

Showbiz September 01, 2021 - 10:28

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i ka ndihmuar Spitalit të Dibrës, duke dhuruar 10 mijë dollarë.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka kërkuar që të ndihmohet Spitali i Dibrës, pasi nuk ka mjete të mjaftueshme.

“Për të gjithë shqiptarët dhe dibranët, ju lutem ndihmoni Spitalin në Dibër. Nuk ka mjaftueshëm mjete. Ju lutem bëni donacione. Gjithçka u del në ndihmë”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

Një fondacion është hapur për të pranuar ndihmë financiare, përmes të cilit edhe është bërë e ditur se Bebe ka dhuruar donacion prej dhjetë mijë eurove.

Kujtojmë se Bebe është me origjinë nga Dibra, ndërsa jeton në Brooklyn, New York.

Vlen të theksohet gjithashtu se këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha asnjëherë nuk ka kursyer mbështetjen e saj për popullin shqiptar. /Zëri

Image