Ramë Lahaj fjalë emocionuese për nënën e ndjerë: Pa buzëqeshjen tënde unë jam krejt i vyshkur

Ramë Lahaj fjalë emocionuese për nënën e ndjerë: Pa buzëqeshjen tënde unë jam krejt i vyshkur

Showbiz August 09, 2021 - 13:30

Tenori i njohur Ramë Lahaj para disa ditësh ka humbur nënën, ndërsa sot e ka kujtuar të ndjerën me fjalë mjaft emocionuese.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lahaj ka përshkruar mëngjesin e parë pa nënën e tij.

Shkrimi i plotë më poshtë:

Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa ndër vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.

“Gabeli jot”