Jessie J mund të braktisë muzikën
Foto: WireImage

Jessie J mund të braktisë muzikën

Showbiz June 19, 2021 - 14:08

Këngëtares Jessie J po i rrezikohet karriera. Sëmundja nga e cila po vuan i ka dëmtuar kordat zanore.

Mjekët i kërkuan asaj që të dërgojë një video teksa këndonte në qetësi. Duke parë kamerën me trishtim, Jessie nisi të këndojë, por zëri ishte shumë i ulët dhe artistja nuk i mban dot lotët.

“Kënga e parë që këndova ishte ‘I Ëant Love’. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët”, u shpreh ajo e pikëlluar.

“Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndiej dhimbje. Ka qenë shumë e vështirë për mua”, tha 33-vjeçarja.

Në Dhjetor të vitit të shkuar, Jessie J zbuloi se kishte kaluar Krishtlindjen në spital, sepse nuk mund të dëgjonte dhe të ecte drejt. Ajo ishte diagnostikuar me sëmundjen Meinere, një problem me veshin që mund të shkaktojë marramendje dhe humbje të dëgjimit, shkruan “Us Weekly”.

Pavarësisht kësaj, këngëtarja tha se ka punuar mbi një album të ri, që do të publikohet gjatë muajve të verës, sepse donte që të ishte aty për të gjithë fansat e saj./tvklan