Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Pas shumë kohësh, Unikkatil rikthehet në rrjetet sociale

Pas shumë kohësh, Unikkatil rikthehet në rrjetet sociale

Showbiz May 02, 2021 - 15:24

Reperi nga Kosova, Viktor Paloka i njohur me nofkën ‘Unikkatil’ jeton që një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reperi është shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe se ai poston shumë rrallë në rrjetet e tij sociale. Postimi i tij i fundit në rrjetin social “Instagram” është më 21 prill të vitit 2020, duke thënë se po mendonte të publikonte ndonjë këngë gjatë karantinës.

“Po mendoj ndoshta nuk ish konë keq me publiku diçka gjatë këtij karantini”, kishte shkruar Unikkatil.

Së fundmi, Viktori duket se ka vendosur të bëjë një përjashtim duke publikuar një fotografi bashkë me vëllain e tij, teksa i ka uruar ditëlindjen.

“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin vëlla’, ka shkruar Unikkatil krahas fotos.

Image