Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Çmimet Oskar 2021, një pikë kthese

Çmimet Oskar 2021, një pikë kthese

Showbiz April 25, 2021 - 20:42

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka prezantuar këtë vit kandidaturat më të larmishme të propozuara ndonjëherë për çmimin Oskar. Ndërsa ceremonia që mbahet më 25 prill po afron, korrespondetja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou bisedoi me disa ekspertë rreth këtij zhvillimi.

Një pikë kthese ndërsa Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit kandidon grupin e saj më të larmishëm të aktorëve, regjisorëve dhe producentëve.

Nëntë nga 20 kandidatë janë njerëz me ngjyrë. Dy gra, njëra prej tyre me ngjyrë, konkurrojnë për çmimin e regjisores më të mirë. Në total shtatëdhjetë gra, janë propozuar për shtatëdhjetë e gjashtë çmime Oskar. Sipas sociologes Andrea Press ndryshimet sociale mund të kenë ndikuar në diversitetin që paraqesin çmimet Oskar.

"Aktivistët janë vendosur në qendër të vëmendjes, ndaj dhe vetëdija ka depërtuar në ndërgjegjen e përgjithshme ...Gjithashtu përbërja demografike e shoqërisë amerikane po ndryshon me shpejtësi”, thotë Andrea Press, Profesoreshë mbi Studimet Mediatike në Universitetin e Virxhinias.

Në kategorinë e fotografisë më të mirë, pesë nga tetë kandidatët janë gra dhe persona me ngjyrë. Judas and the Black Messiah, një dramë historike rreth padrejtësive e vrasjeve në Amerikën e viteve 1960, është nominimi i parë me një kastë aktorësh afro-amerikanë. Filmi ka marrë gjashtë propozime për një çmimOskar.

Minari, një film koreano-amerikan që trajton përvojën e një emigranti, ka marrë 6 kandidime për Oskar, përfshirë një për aktorin e parë aziatiko-amerikan në kategorinë e aktorit më të mirë dhe atë për të parën aktore nga Koreja e Jugut për kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor.

"Kur po mendoja të bëja këtë film, i shkruajta të gjitha kujtimet", thotë Lee Isaac Chung, Producente e Filmit "Minari".

Regjisori aziatiko-amerikan Lee Isaac Chung garon përballë aziatiko-amerikanes Chloe Zhao për çmimin e regjisorit më të mirë.

Filmi i Zhao-s, Nomadland, flet për njerëzit që jetojnë në skajet ekstreme të shoqërisë amerikane. Ky titull është propozuar për gjashtë çmime Oskar.

Sound of Metal, ka marrë gjithashtu gjashtë nominime, përfshirë edhe për aktorin më të mirë, Riz Ahmed, aktori i parë mysliman që zgjidhet për këtë çmim.

Riz Ahmedi luan rolin e një bateristi i cili po humbet dëgjimin.

Viola Davis është një tjetër aktore me ngjyrë e cila kandidon për një çmim Oskar, me filmin biografik, Ma Rainey’s Black Bottom. Chadwick Boseman, i cili luante krah saj, mund të marrë një Oskar për aktorin më të mirë pas vdekjes.

Andra Day është propozuar për një çmim Oskar për rolin kryesor si Billie Holiday në filmin biografik "U.S vs Billie Holiday".

Filmi “Promising Young Woman”, ka të ngjarë të jetë filmi më emblematik i epokës së lëvizjes “MeToo”. Filmi i kineastes britanike Emerald Fennel ka marrë pesë nominime për Oskar, përfshirë atë për filmin më të mirë, aktoren më të mirë për të cilën është propozuar Carey Mulligan dhe regjisores më të mirë për të cilën është propozuar Emerald Fennell. Filmi është një satirë e zezë që trajton përpjekjet e një gruajeje për t’u hakmarrë ndaj burrave duke përfituar nga gratë.

"Mendoj se ne jemi të gatshëm të hapim kategoritë tona dhe, në këtë rast, të pranojmë realitetin e sulmit seksual dhe dhunës së kudogjendur në kulturën tonë, gjë që lëvizja Me-Too ka ndihmuar në rritjen e ndergjegjësimit", thotë Andrea Press, Profesoreshë mbi Studimet Mediatike në Universitetin e Virxhinias.

Pavarësisht se kush fiton, diversiteti në Hollywood do të qëndrojë thotë Aynne Kokas.

“Ata të gjithë mund të thonë se janë kandiduar për Oskar në fushën e tyre. Dhe kjo në vetvete përbën një ndryshim të madh. Ndryshon nivelin e fuqisë, avantazhit, dhe aftësisë për t'i bërë gjërat", thotë Aynne Kokas, Profesoreshë mbi Studimet Mediatike në Universitetin e Virxhinias./VoA