Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Për shkak të masave anti-COVID, përfaqësuesja e Australisë në Eurovision do të performojë nga “shtëpia”

Për shkak të masave anti-COVID, përfaqësuesja e Australisë në Eurovision do të performojë nga “shtëpia”

Showbiz April 20, 2021 - 14:17

Transmetuesi kombëtar australian SBS njoftoi sot se përfaqësuesja e tyre në festivalin evropian “Eurovision Song Contest", Montaigne dhe i gjithë delegacioni australian nuk do të udhëtojnë për në Rotterdam të Holandës, për të marrë pjesë ne festival.

Udhëtimi i delegacionit australian për në Evropë është bërë i pamundur për shkak të masave që ka marrë Australia për COVID-19, transmeton Zeri.info.

Që nga marsi i kaluar kur ndodhi shpërthimi i koronavirusit, qeveria australiane ka mbyllur të gjithë kufijtë dhe ka ndaluar fluturimet ndërkombëtare nga dhe drejt Australisë, duke synuar të parandalojë përhapjen e mëtejshme të virusit brenda vendit.

Pasi këngëtarja Montaigne nuk do të jetë e pranishme në arenen “Ahoy” në Rotterdam gjatë netëve sa do mbahet “Eurovisioni”, performanca e saj do të xhirohet dhe do të transmetohet në natën e parë të festivalit, më 18 maj.

"Australia ka përqafuar frymën e Eurovisionit për më shumë se 35 vjet në SBS dhe afeksioni dhe emocioni ynë për konkursin ka vazhduar të rritet prejse kemi garuar për herë të parë në Vjenë më 2015.

Në vitin 2021 Australia do të garojë përsëri në garën më të madh të këngës, por kësaj here artisti ynë, Montaigne, do të interpretojë nga shtëpia dhe jo jashtë vendit”, ka thënë Josh Martin, shefi i delegacionit të Australisë në Eurovision.

Eurovisioni këtë vit mbahet nga datat 18, 20 dhe 22 maj dhe pritet të ketë numër të kufizuar të publikut vendas në arenen “Ahoy” në Rotterdam të Holandës.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila do të ngjitet në skenë në natën e dytë, më 20 maj. /Zëri