Ferizaj bëhet me mural gjigant të Rita Orës [foto]

Ferizaj bëhet me mural gjigant të Rita Orës [foto]

Showbiz April 15, 2021 - 16:30

Një mural gjigant me figurën e Rita Orës është punuar në Ferizaj nga “Mural Fest Kosova”.

Këngëtarja kosovare me famë botërore në mural paraqitet me veshjet kombëtare nga videoklipi i saj i fundit.

Nga “Mural Fest Kosova”, kanë thënë se Rita Ora, përveç se ka dëshmuar veten në fushën e muzikës me suksese të shumta, ajo së fundi përmes projekteve të saj, ka risjellur në pah edhe artin tradicional që po shkon drejt harresës.

“Ndërthurja e bashkëkohores me tradicionalen ndihmon në ripërtëritjen e kësaj fushe artistike dhe kjo patjetër ndihmon që të njihen edhe vlerat dhe kontributin që gratë kanë dhënë në fushën e artit, përmes kultivimit të artit në tekstil dhe punëdore tjera. Rita në këtë rast po ndihmon edhe në ngritjen e vetëdijes dhe ‘Mural Fest’, përveç që kishte për qëllim të nderojë atë me këtë mural, shfrytëzon figurën e saj për të shpërndarë këtë mesazh”, kanë thënë nga “Mural Fest Kosova”.

“Mural Fest Kosova” përbëhet 95% prej vajzave e grave të gjeneratave të ndryshme. /Zëri