Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Kylie Jenner dhuron bujarisht 500 mijë dollarë për një nga spitalet që trajton fëmijët e sëmurë me kancer

Kylie Jenner dhuron bujarisht 500 mijë dollarë për një nga spitalet që trajton fëmijët e sëmurë me kancer

Showbiz April 01, 2021 - 10:05

Kylie Jenner kohët e fundit ishte në shënjestër të reagimeve pasi u akuzua për mos dhurimin e ‘mjaftueshëm’ të një shume parash në GoFundMe për të ndihmuar mikun e saj të sëmurë.

Por ylli i “KUWTK”, 23 vjeçe, mund t’i ketë bërë të heshtin kritikët e saj pasi u zbulua të mërkurën se ajo dhuroi 500,000 dollarë për Spitalin e Fëmijëve “Monroe Carell Jr.” në Vanderbilt me vendndodhje në Nashville, Tenesi, shkruan DailyMail.

Dhurimi i majmë i Jennerit, si dhe ndihma monetare e dhënë nga Roger Daltrey dhe Teen Cancer America e Pete Townshend, shkuan drejt ndërtimit të një hapësire për pacientët, të quajtur “Hey, I’m Here For You Teen Lounge”.

Spitali i Fëmijëve “Monroe Carell Jr.”, shpesh i referuar si Spitali i Fëmijëve Vanderbilt, përshkruhet si ‘një nga spitalet kryesore të fëmijëve në vend dhe më i madhi në juglindje’ që merret me sëmundjet ‘e thjeshta deri tek ato më komplekse’.

Kylie bëri donacionin e saj bujar 500,000 dollarë për nder të mikut të saj të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2013.

Image
 

Drejtoresha e përgjithshme e ‘Kylie Cosmetics’ ishte pranë Hudson ndërsa luftonte me kancerin e sistemit limfatik, të cilin me sukses e kapërceu.

“Unë jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kyliet dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën time dhe udhëtimin tim ndaj kancerit”, tha Hudson në një njoftim për shtyp. “Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua dhe së bashku, ne donim të gjenim një mënyrë për të qenë atje për të rinjtë e tjerë që po luftojnë me këtë sëmundje”.

Ai vazhdoi: “Me ndihmën e Teen Cancer America, ne ishim në gjendje të kontribuojmë në ndërtimin e sallës së parë për adoleshencë të quajtur ‘Hey, I’m Here For You’ në Spitalin e Fëmijëve në Vanderbilt – një hapësirë e rehatshme për të rinjtë që i nënshtrohen trajtimit për të ndjekur pasionet e tyre”.

Image

Hudson, i cili nisi fuishatën e tij bamirëse, e përshkroi ndërtimin e sallës si ‘një moment me rreth të plotë për të’.

“Dhe unë jam i ngazëllyer që do të vazhdoj të rrit partneritetin tim me Spitalin e Fëmijëve në Vanderbilt dhe TCA”, përfundoi deklarata e tij.

Salloni i gjerë përmban sete të shumta të lojrave video, një televizion me ekran të madh, një furnizim të pafund filmash, një hapësirë meditimi, si dhe një hapësirë kolektive për të bashkuar pacientët e tjerë.

Image

“Sot është një ditë e bukur! Disa vjet më parë Kylie Jenner dhe unë mblodhëm para për të ndërtuar një qendër për adoleshentët që janë të sëmurë me kancer me shpresën për ta bërë përvojën e tyre pak më të mirë”, shkroi ai në postim, i cili shfaqi imazhe të ndryshme të hapësirës së sallës së përfunduar së fundmi.

Image

Në postimin e përzemërt, Harry falënderoi me pasion miken e tij të famshme për gatishmërinë e treguar gjithmonë karshi tij.

Lajmi për përfundimin e sallës së spitalit dhe kontributi bujar i Jenner vjen pasi ylli u kryqëzua nga fansat se nuk “bëri aq sa duhet” për të ndihmuar mikun e saj i cili kishte nevojë për ndihmë monetare pas një përplasje me veturë.

Image

Kylie e cila ka pasuri në vlerë 900 milionë dollarë, dhuroi pesë mijë dollarë në një ‘GoFundMe’ për Samuel Rauda drejt shpenzimeve të tij mjekësore prej 10 mijë dollarësh dhe ndau një postim ku inkurajonte të tjerët të kontribuonin nëse dëshironin.

Megjithatë, kur fansat pyetën pse ajo nuk e mbuloi koston e plotë, Kylie shpjegoi veprimet e saj dhe tha se Samuel nuk është artisti i saj aktual i makijazhit, siç ishte raportuar nga mediat.

Ajo shkroi: “Unë mendoj se është e rëndësishme për mua të sqaroj këtë rrëfim të rremë se unë u kam kërkuar para fansave dhe nuk po paguaj për faturat mjekësore të artistit tim të makijazhit”.

Ndjekësit kritikuan më të voglën nga pasardhësit Kardashian/Jenner që nuk bëri sa duhet për të ndihmuar, por Kylie shpjegoi shumën që dha ajo ishte thjesht ajo që kishte qenë totali i synuar në atë kohë.

Që nga e marta në mëngjes, totali ishte 100,031 dollarë i një synimi prej 120,000 dollarësh.

Kylie vazhdoi: “Sam nuk është artisti im i grimit dhe fatkeqësisht ne nuk kemi një marrëdhënie personale por unë kam punuar me të disa vjet më parë dhe mendoj se ai është më i ëmbli”.

“Unë pashë grimerin tim aktual dhe mikun tim Ariel duke postuar në lidhje me aksidentin e Sam dhe GuFundMe-in e familjes së tij dhe unë thirra Arielin menjëherë për të parë se çfarë ndodhi me Samin”.

Ajo shtoi: “Pasi mësova më hollësisht në lidhje me aksidentin, ajo më detyroi të vizitoja GoFundMe-in e tij e cila ishte kishte një cak për grumbullimin e 10 mijë dollarëv e”.

Image

“Ata tashmë kishin mbledhur gjashtë mijë, kështu që unë dhurova edhe pesë mijë të tjera për të arritur qëllimin e tyre origjinal dhe mendova se do të postoja në InstaStory për të fituar më shumë vetëdije nëse ndokush tjetër ndihej i detyruar të dhuronte”. /Telegrafi/