Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Kate Winslet thyen rekordin e Tom Cruises

Kate Winslet thyen rekordin e Tom Cruises

Showbiz February 22, 2021 - 15:13

Aktorja Kate Winslet rrëfen se për pak mendoi se mos kishte ndërruar jetë, gjatë shtatë minutave që kaloi nën ujë, si pasojë e xhirimeve të Avatar.

Në një intervistë për “Observer Magazine”, 45-vjeçarja e cila është pjesë e projektit kinematografik të James Cameron tregoi se nuk mund të mendonte për asgjë, teksa gjendej e zhytur.

Kate shtoi se ishte e mrekullueshme të gjendeshe nën ujë për një periudhë aq të gjatë kohore, edhe pse e dinte se sa e rrezikshme mund të rezultonte e gjithë kjo, pasi kishte mësuar të zhytej posaçërisht për rolin e saj në film.

Aktorja e Titanic theu rekordin e Tom Cruises-s sa i takon filmimit nën ujë, ku ky i fundi qëndroi 6 minuta për Mission: Impossible — Rogue Nation. / KultPlus/