Revista “Time” zgjedh Dua Lipën si një nga 100 personalitetet më me influencë të 2021-ës

Revista “Time” zgjedh Dua Lipën si një nga 100 personalitetet më me influencë të 2021-ës

Showbiz February 19, 2021 - 10:12

Një tjetër sukses për ikonën e muzikës pop Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur nga revista prestigjoze “Time” si një nga personat më me influencë të vitit 2021.

E emocionuar, 25-vjeçarja e ka cilësuar shfaqjen në vetë kopertinën e “Time” dhë këtë vlerësim një nder të vërtetë.

“Nuk e mendoja në një milion vjet se do të vendosja një rekord si ky.”, shprehet Dua Lipa. 

Ajo shfaqet edhe gjatë realizimit të fotografive për revistën prestigjoze, e veshur me një fustan ngjyrë rozë.

“Përmes muzikës time doja që njerzit të ndiheshin të lidhur, ishte një lloj uniteti dhe emocioni. Përgjigjia ishte e jashtëzakonshme dhe mbështetëse.”, shton ajo.

Dua Lipa është një yll në ngritje dhe qëndron shumë lart, edhe pse u bë pjesë e showbizit dhe muzikës vetëm pak vite më parë. Kështu e përshkruan këngëtarja Kylie Minogue, 25-vjecaren që e sheh si vërtet premtuese për në të ardhmen.

Pjesë e listës së përvitshme të revistës “Time” janë personalitete të shquara nga politika, showbizi, shëndetësia e biznesi. Dua rradhitet e para mes yjeve të muzikës botërore, mes 54 femrave të tjera.

Këtë vit, vetë kryeredaktori i “Time” thotë se nuk kanë menduar për moshën por vetëm për personalitetet e famshme, që kanë influencë të drejtëpërdrejtë tek publiku./a2news/