Dua Lipa sjell atmosferën e Titanikut në klipin e këngës “We’re good”

Dua Lipa sjell atmosferën e Titanikut në klipin e këngës “We’re good”

Showbiz February 12, 2021 - 09:33

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka publikuar këngën e saj të re.

Këngën e ka realizuar me klip, më ndryshe dhe të veçantë, që i kthen dëgjuesit në kohën e Titanikut.

“Videoja muzikore është e disponueshme tani. Faleminderit të gjithëve që kanë punuar kaq shumë për ta sjellë në jetë këtë video!”, shkroi Dua në “Instagram” pas publikimit të këngës.

Artistja shqiptare gjithashtu ka njoftuar se ka dalë në shitje versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight Edition”.

Kënga është bashkëkompozuar nga Emily Warren, Scott Harris, Sylvester Willy Sivertsen dhe vetë Dua. /Zëri

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)