Slowthai dhe Skepta sjellin një video horror për këngën e re, “Cancelled”

Slowthai dhe Skepta sjellin një video horror për këngën e re, “Cancelled”

Showbiz February 11, 2021 - 22:46

Slowthai dhe Skepta kanë ndarë një këngë të re, të titulluar "Cancelled", pak para lansimit të albumit të dytë të Slowthait, “TYRON”.

Kënga vjen së bashku me një video me referenca nga një shumëllojshmëri e klipeve të frikshme të filmave, duke filluar me skenën famëkeqe të sëpatës në “American Psycho”, shkruan “Dazed”, transmeton “Zeri.info”

Filmat e frikshëm, "Scary Movie", "The Silence of The Lambs", "Candyman", "A Nightmare on Elm Street" dhe "The Texas Chainsaw Massacre" gjithashtu paraqiten në video, e cila drejtohet nga bashkëpunëtorët e shpeshtë “The Rest”.

Pas një vonese të shkurtër, kënga "Tyron" është vendosur të publikohet më vonë gjatë kësaj jave (12 shkurt). Këngët e publikuara më pare nga albumi janë “Nothing Great About Britain”, "nhs" dhe "MAZZA", duke u shfaqur së bashku me A $ AP Rocky.

Vitin e kaluar, slowthai gjithashtu dha premierën e "Feel away", një bashkëpunim me James Blake dhe Mount Kimbie nga albumi i ardhshëm. /Zëri

Image