Shia LaBeouf mohon akuzat për abuzim ndaj ish të dashurës

Shia LaBeouf mohon akuzat për abuzim ndaj ish të dashurës

Showbiz February 11, 2021 - 16:13

Aktori amerikan, Shia LaBeouf, ka mohuar “çdo akuzë” për abuzim fizik dhe emocional të bëra nga ish e dashura e tij, këngëtarja britanike “FKA Twigs”.

Këngëtarja ndërmori veprime ligjore në dhjetor, duke pretenduar se ylli i Hollivudit ishte një rrezik për gratë. Ajo tha se LaBeouf një herë u përpoq ta mbyste atë, e përplasi atë në një makinë dhe u zemërua kur ajo foli me burra të tjerë, raporton “BBC”, transmeton “Zeri.info”

Duke iu përgjigjur Gjykatës Supreme të Los Anxhelos, avokatët e tij mohuan pretendimet. Ata thanë se LaBeouf nuk i shkaktoi dëm këngëtares - emri i vërtetë Tahliah Barnett - dhe kërkuan që akuzat seksuale të hidheshin poshtë pasi “asnjë nga aktet e pretenduara nuk bazohej në seks dhe/ose sjellja nuk ishte seksuale”.

Ekipi i 34-vjeçarit gjithashtu tha se “sjellja e tij e pretenduar ishte mjaft e nevojshme për vetëmbrojtjen dhe sigurinë e tij”. Ata duan që çështja të hidhet poshtë plotësisht dhe ai të kompensohet.

LaBeouf më parë ka thënë se shumë akuza kundër tij janë të pavërteta, por kërkoi falje për lëndimin që ai kishte shkaktuar. Ish-çifti u takua gjatë xhirimeve të dramës së vitit 2019 “Honey Boy”, të cilën e shkroi aktori dhe ishte e bazuar në fëmijërinë e tij dhe marrëdhënien e tij me babanë.

FKA Twigs kohët e fundit pretendoi se ajo ishte lënë me pasoja post-traumatike pasi u nda nga LaBeouf në po të njëjtin vit. Ajo është duke e paditur LaBeoufin për abuzim fizik, mendor dhe emocional, duke pretenduar se marrëdhënia e tyre u kthye në një “makth të gjallë”. 33-vjeçarja deklaroi në emisionin e Louis Theroux se ndihej “e frikësuar dhe e kontrolluar” nga LaBeouf, dhe se asaj “nuk iu lejua të shikonte burrat në sy”.

LaBeouf aktualisht po luan në rol kryesor në filmin “Pieces Of A Woman” të Netflix-it, film ky i preferuar për të fituar çmime këtë sezon. Sidoqoftë, ndërsa filmi dhe ylli i tij Vanessa Kirby pritet të marrin nominime në disa ceremoni, Netflix hoqi LaBeoufin nga faqja e saj “Për konsideratën tuaj”, e cila përdoret nga kompanitë e filmit për të nxjerrë në pah individët që ata shpresojnë të nominohen për çmime. /Zëri