Capital T shijon pushimet në Dubai, vazhdon t’u përmbahet masave anti-COVID

Capital T shijon pushimet në Dubai, vazhdon t’u përmbahet masave anti-COVID

Showbiz February 11, 2021 - 15:31

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, duket se ka nisur pushimet në një nga vendet luksoze.

Si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur qytetin e Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, teksa në bazë të fotografive duket se po kalon një kohë të mirë.“Pa biletë kthyese”, ka shkruar në njërën nga postimet e fundit duke lënë të nënkuptohet se nuk dëshiron të rikthehet në Kosovë nga një vend përrallor siç është Dubai.Capo ndërkohë mori vëmendje me trikon me mëngë të shkurtër ‘Dior’, ndërsa shfaqet me maskë – gjithnjë në respektim të masave kundër COVID-19.Sa i përket projekteve muzikore, “Fjalët e Nënës” është kënga e fundit e lansuar nga Trim Ademi (emri i vërtetë).

Projekti i veçantë i dedikuar të ëmës ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube.