Rita zbulon detaje tjera me simbole kombëtare në klipin e ri (Video)

Rita zbulon detaje tjera me simbole kombëtare në klipin e ri (Video)

Showbiz February 10, 2021 - 19:22

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar detaje tjera nga klipi i këngës së re, e cila pritet të publikohet më 12 shkurt.

Këngëtarja ditë më parë publikoi pjesë nga videoklipi ku shihej me veshje me motive kombëtare, ndërsa sot ka publikuar një detaj tjetër, derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri te publikimi.

Rita në videon e sotme të këngës “Bang”, ka ndarë videon ku shihet se këpucet e saj në videoklip janë me shqiponjën e flamurit kombëtar.

Kështu këngëtarja po i bën edhe më kuriozë fansat e saj të shumtë shqiptarë për këngën e re e cila do të publikohet në prag të përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës. /Zëri