Brendi i veshjeve i Rihannas do të mbyllet

Brendi i veshjeve i Rihannas do të mbyllet

Showbiz February 10, 2021 - 18:50

Grupi i produkteve luksoze LVMH dhe këngëtarja Rihanna kanë rënë dakord të mbyllin brendin e saj të modës “Fenty” më pak se dy vjet nga nisja e prodhimit.

Por, linja e të brendshmeve “Savage X Fenty” do të vazhdojë prodhimin, sikurse edhe linjat e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe “Fenty Skin”. LVMH tha se rrobat e “Fentit” do të “vihen në pauzë” në pritje të kushteve më të mira, raporton “BBC”, transmeton “Zeri.info”.

Analistët e modës thonë se megjithëse Rihanna ka një bazë të madhe të fansave, çmimet e veshjeve “Fenty” ishin shumë të larta për shumicën e tyre. Por LVMH dhe Rihanna u zotuan të përqendrohen në zhvillimin afatgjatë të “ekosistemit Fenty”.

Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u bë gruaja e parë me ngjyrë që udhëhoqi një shtëpi mode nën markën LVMH kur brendi “Fenty” nisi punën në pranverën e vitit 2019.

Por që nga fillimi i këtij viti asnjë koleksion i ri nuk është shfaqur në mediat sociale të këngëtares, ndërsa të fundit ishin nga nëntori i vitit të kaluar.

Dikur e njohur për nxjerrjen albumeve çdo vit, Rihanna nuk ka publikuar një të tillë që nga albumi “Anti” në vitin 2016. /Zëri