Rita Ora në projektin e ri vjen me veshje kombëtare shqiptare

Rita Ora në projektin e ri vjen me veshje kombëtare shqiptare

Showbiz February 08, 2021 - 20:48

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke punuar në projektin e saj të ri muzikor, projekt ky të cilin do ta sjellë në bashkëpunim me David Guettan, shkruan Zeri.info.

 E veçanta e këtij videoklipi është veshja tradicionale shqiptare me të cilën Rita do të paraqitet. 

Ajo ka publikuar një video në Instagram, me anë të së cilës ka ndarë pamje nga projekti i ri i cili pritet të lansohet pas 4 ditësh.

“Edhe katër ditë”, ka qenë përshkrimi i videos – ku tregon se ka vendosur ‘link-un’ edhe në biografi të Instagramit për të pasur qasje më të lehtë në momentin e lansimit. /Zëri/

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)