Ellie Rowsell akuzon Marilyn Mansonin për incizim nën fustan

Ellie Rowsell akuzon Marilyn Mansonin për incizim nën fustan

Showbiz February 08, 2021 - 18:07

Ellie Rowsell, këngëtarja me grupin britanik fitues të Çmimit “Mercury” "Wolf Alice", ka akuzuar Marilyn Mansonin se e ka incizuar nën fustan gjatë një festivali.

Ajo është e fundit që ka bërë pretendime në lidhje me sjelljen e pretenduar dhe abuzive të yllit.

Kjo vjen pasi aktorja amerikane Evan Rachel Wood dhe katër gra të tjera rrëfyen për abuzim seksual, fizik dhe emocional. "Solidaritet për Evan Rachel Wood dhe ata që dalin kundër Marilyn Mansonit", shkroi në Twitter Rowsell.

"Është e trishtueshme të shohësh njerëz që e mbrojnë atë, vetëm sepse ai e vë në dukje shthurjen e tij nuk i jep atij leje për të abuzuar me gratë?!"

Image

Ylli i rokut nuk i është përgjigjur akuzave të Rowsellit. “BBC” u ka kërkuar përfaqësuesve të tij një koment. Ai mohoi pretendimet e Woodit, duke thënë se ato ishin "shtrembërime të tmerrshme të realitetit".

Duke shkruar në Twitter, Rowsell shpjegoi: "Unë u takova me Marilynin në prapaskenë në një festival disa vjet më parë". "Pasi komplimentet e tij ndaj grupit tim u bënë gjithnjë e më hiperbolike, unë u bëra dyshuese për sjelljen e tij. U trondita kur pashë poshtë dhe pashë se ai po filmonte fundin tim me një kamerë GoPro". /Zëri