Yjet britanike të muzikës i bejnë presion Qeverisë mbi turnet e tyre në BE

Yjet britanike të muzikës i bejnë presion Qeverisë mbi turnet e tyre në BE

Showbiz February 08, 2021 - 17:58

Yjet e muzikës, duke përfshirë Sir Elton John dhe Radiohead, po bëjnë presion mbi qeverinë britanike për të zgjidhur problemet rreth turneve pas Brexit-it.

Që nga Brexit, muzikantët britanikë janë përballur me fatura të kushtueshme për të marrë viza nëse dëshirojnë të luajnë në disa vende të BE-së, raporton “BBC”, transmeton “Zeri.info”.

Sir Elton John i tha “The Guardian”: "Ose negociatorëve të Brexitit nuk u interesuan për muzikantët, ose nuk menduan për ta, ose nuk ishin ... të përgatitur".

Deputetët do të debatojnë çështjen në Parlament. Qeveria thotë se u përpoq të siguronte kushte më të mira për turnet e muzikantëve të Britanisë gjatë negociatave të Brexitit, por propozimet e saj u refuzuan nga BE-ja.

Image

Brukseli ka argumentuar më parë të kundërtën, duke thënë se ishte në fakt Mbretëria e Bashkuar ajo që refuzoi ofertën e tyre. Sir Elton tha se negociatorët e Mbretërisë së Bashkuar për Brexitit "e bënë punën m..".

"Në fund të fundit i takon qeverisë britanike ta zgjidhë atë: ata duhet të kthehen dhe të rinegociojnë". Colin Greenwood i “Radiohead” tha se qeveria "nuk bëri aq sa duhet" për industritë krijuese në negociata./Zëri