Kritikët dhe fansat mirëpresin dokumentarin “rigoroz” të Britney Spearsit

Kritikët dhe fansat mirëpresin dokumentarin “rigoroz” të Britney Spearsit

Showbiz February 08, 2021 - 17:55

Kritikët dhe adhuruesit kanë mirëpritur një dokumentar të ri me titull “Framing Britney Spears”, i cili është transmetuar në SHBA, shkruan “BBC”, transmeton “Zeri.info”.

Prodhuar nga "The New York Times", filmi përshkruan famën e këngëtares dhe polemikat mbi mirëqenien e saj. Babai i Britneyt, Jamie Spears, ka qenë kujdestari i saj për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor.

"Dokumentari i shtohet bisedave kritike që po bëjmë për gratë, agjensinë dhe traumën", shkroi Patricia Grisafi e NBC.

Në nëntor, Spears humbi një përpjekje ligjore për të hequr kontrollin e babait të saj mbi pasurinë e saj. Beteja ligjore është zhvilluar kundër sfondit të lëvizjes #FreeBritney, e udhëhequr nga fansat që besojnë se Spears po kontrollohet kundër vullnetit të saj.

Babai i këngëtates ka mbrojtur rolin e tij, duke i thënë CNN se ai po "mbron" vajzën e tij nga "ata me interesa vetjake dhe ata që kërkojnë ta dëmtojnë atë". Dokumentari shqyrton jo vetëm historinë komplekse që qëndron pas konservatorizmit për një kohë të gjatë, por edhe trajtimin e Spearsit ndërsa ajo u ngrit në qendër të vëmendjes.

Shumë fansa e mirëpritën dokumentarin si provë e mëtejshme se si këngëtarja është trajtuar gjatë viteve, ndërsa disa të famshëm i dolën në mbështetje.

Aktorët Sarah Jessica Parker dhe Bette Midler postuan parullën #FreeBritney, dhe Miley Cyrus përdori një shfaqje para-"Super Bowl" për t'i thënë audiencës: "Ne e duam Britneyn!" /Zëri