Rihanna mbështet Bidenin, Trumpin e krahason me bërllok
Showbiz
January 21, 2021 - 15:14
Këngëtarja Rihanna ishte e famshmja e fundit që iu gëzua mandatit presidencial të Joe Bidenit në një mënyrë të veçantë, shkruan "Zeri.info".
Disa orë pas inaugurimit të Bidenit, krijuesja e hitit “Desperado” përmes “Twitterit” ka shpërndarë një fotografi nga seti i zhvilluar në shtator për revistën “Harper's Bazaar”.
Në fotografi shfaqet Rihanna e veshur me një këmishë, pantallona të shkurtër të zinj dhe me këpucë rozë, ku shkroi: “fund racizmit me çdo kusht”, ndërsa nxori dy qese plehrash.
Postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Erdha për të ndihmuar. Ia dolëm Joe”.
Ajo mori komente të shumta nga ndjekësit për mesazhin e dhënë, duke e konsideruar si epik, pasi qeset simbolizonin ish-presidentin Donald Trump. /Zëri