Këngëtarja e “Festivalit të Këngës” infektohet me COVID-19, nuk dihet nëse merr pjesë në festival

Këngëtarja e “Festivalit të Këngës” infektohet me COVID-19, nuk dihet nëse merr pjesë në festival

Showbiz December 01, 2020 - 16:35

Këngëtarët e “Festivalit të Këngës” në RTSH, kanë filluar provat për edicionin e 59-të, i cili pritet të mbahet në mesin e muajit dhjetor.

Në mesin e 25 këngëtareve, është edhe këngëtarja Manjola Nallbani e cila nuk po merr pjesë në prova, pasi tash e disa ditë është infektuar me COVID-19, shkruan Zeri.info

Siç ka mësuar “Zëri”, këngëtarja Manjola Nallbani, e cila këtë vit garon me këngën “Ora e jetës”, tash e 10 ditë është e infektuar me COVID-19 dhe po trajtohet në shtëpi.

Nga Festivali kanë bërë të ditur se Nallbani deri tani nuk është tërhequr nga gara, pavarësisht se kjo mund ta rrezikojë pjesëmarrjen e saj në festival.

“Manjola Nallbani nuk është tërhequr nga gara. Është krejt në kohë, nëse rikuperohet përfundimisht. Le të shpresojmë dhe urojmë që nuk do të ketë asnjë komplikacion shëndetësor”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësja e festivalit, Kozeta Kurti.

Sipas planifikimeve edicioni i 59-të i “Festivalit të Këngës” pritet ët mbahet nga data 17-18 dhe 19 dhjetor në sheshin “Italia” në Tiranë./Zëri