Rita Orës 'i vjen keq' për thyerjen e rregullave të izolimit në festën e ditëlindjes së saj

Rita Orës 'i vjen keq' për thyerjen e rregullave të izolimit në festën e ditëlindjes së saj

Showbiz November 30, 2020 - 15:23

Rita Ora thotë se është "thellësisht e penduar" për thyerjen e rregullave angleze të izolimit për të festuar 30 vjetorin e lindjes.

Këngëtarja thotë se ka marrë pjesë në një aheng në një restorant në Londrën perëndimore të shtunën, shkruan BBC, transmeton Zeri.info.

"Duke pasur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë", shkroi ajo në një deklaratë. Eshtë raportuar se deri në 30 persona ishin në mbrëmje, megjithëse ajo e përshkruan ngjarjen si një "tubim të vogël".

Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi se është hapur rast për restorantin Casa Cruz nga oficerët që po hetojnë një shkelje të mundshme të rregullave të bllokimit të Covid. "Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe nga ana tjetër e kuptoj që kjo i vë njerëzit në rrezik", postoi ajo.

"Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm i gjykimit". Rregullat aktuale të bllokimit në Angli nënkuptojnë që ju mund të takoni vetëm një person tjetër jashtë.

Pub-et dhe restorantet aktualisht janë të mbyllura (megjithëse mund të shërbejnë pije joalkoolike) dhe ju nuk duhet të jeni me njerëz nga jashtë shtëpisë tuaj ose të organizoni tubime të mëdha brenda. Policia ka fuqinë për të shpërndarë grupe më të mëdha se gjashtë persona dhe ata që injorojnë oficerët mund të gjobiten me 100 funte, e cila mund të shkojt deri në 3,200 funte.

BBC ka marrë vesh se Rita Ora po e paguan vullnetarisht një gjobë në polici. /Zëri