Dua Lipa qan kur kupton se është nominuar 6 herë në Grammy

Dua Lipa qan kur kupton se është nominuar 6 herë në Grammy

Showbiz November 24, 2020 - 22:00

Dua Lipa në qiellin e shtatë pasi mori vesh se është nominuar plot gjashtë herë në çmimet Grammy.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shihet teksa qan nga gëzimi kur mer vesh lajmin për gjashtë nominimet.

Dua është në mesin e yjeve me më së shumti nominime. Ajo garon edhe në kategoritë më të rëndësishme, përfshirë edhe atë për çmimin “Albumi i Vitit”.

"S'po më duket reale. Gjashtë nominime Grammy. Çfarë është kjo jetë. S’mund ta besoj, 6. Zemra ime po rrah tepër dhe jam e shokuar. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen, faleminderit Recording Academy. Më duhet të shtrihem pak që ta përballoj këtë”, ka shkruar Dua Lipa ndër të tjera në Instagram./Zëri

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)