Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Rita Ora pjesë e konferencës “Diaspora Flet 2020”

Rita Ora pjesë e konferencës “Diaspora Flet 2020”

Showbiz November 21, 2020 - 13:11

Sot zhvillohet dita e 3-të e konferencës virtuale “Diaspora Flet 2020”.

Kjo konferencë do të përmbyllet me një maratonë diskutimesh mbi çështjet që lidhen me angazhimin e diasporës në funksion të zhvillmit socio-ekonomik të vendeve amë.

Përdallim nga ditët e tjera, konferenca sot filloi nga ora 12:00 me panele diskutimi dhe më pas fjalime inspiruese. Nga ora 15:00, Kingsley Aikins & Martin Russell nga Irlanda, do të flasin për praktikat më të mira globale në angazhimin e diasporës dhe rrjetëzimin.

Në këtë ditë do të organizohen panele diskutimi me temat: Investimi dhe Finnancim në Patundshmëri-Tregu i Kosovës, Kapitali njerëzor: Kthimi i trurit dhe investimet direkte të huaja në epokën e digjitalizimit; dhe GIZ: Shfrytëzim i potencialit – promovim i zhvillimit dhe si dhe diskutime paralele me temat Kapitali njerëzor: Sistemet Shëndetësore në vendet amë dhe profesionistët shëndetësorë në diasporë, Përfitimet e marrjes së Edukimit dhe Diplomes Amerikane në Kosovë, dhe Gjuha shqipe dhe trashëgimia.

Nga ora 18:00 dy sportistë të njohur Robin Krasniqi dhe Lorik Cana në një bisedë kampionësh do të flasin për sfidat dhe sukseset e tyre. Ndërkohë, do të zhvillohen edhe dy sesione paralele mbi temën e kulturës dhe rinisë.

Në fund, do të shfaqet një intervistë ekskluzive me artisten me famë botërore dhe ambasadoren e shqiptarëve në botë, Rita Ora, e cila do të intervistohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Konferenca mund të ndiqet online në platformën Accelevents. Platforma nuk është vetëm për të dëgjuar fjalimet, por gjithashtu që ju jep mundësinë çdo personi për të diskutuar dhe për të pyetur në të njëjtën kohë.