Adrola Dushi me flamurin shqiptar në rrugët e New Yorkut

Adrola Dushi me flamurin shqiptar në rrugët e New Yorkut

Showbiz November 17, 2020 - 14:13

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi i ka bërë të gjithë krenar me veprimin e saj të fundit.

Zeshkania bukuroshe pozoi në rrugët e New Yorkut me krahët hapur teksa mbante në duar flamurin kuqezi.

Adrola Dushi ndau foton me flamurin kombëtar me ndjekësit në Instagram.

Krahas imazhit shkroi vargjet e Gjergj Fishtës: “Edhe Hana do ta dije, Edhe Dielli do t’ket pa, Se perqark ksaj rrokullije, Si Shqypnija vend nuk ka.”

Aktualisht, modelja ndodhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me veprimin e saj të fundit ia bëri zemrat mal të gjithëve.

Kanë qenë të shumë ndjekësit dhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar që e përgëzuan.

“Hajdee shqipeeeee,”– shkroi moderator kosovar, Alaudin Hamiti.

Ndërsa reperja, Tayna i komentoi emoji me zemra.

Image