Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
“Hereditary”, filmi më i frikshëm i të gjitha kohërave

“Hereditary”, filmi më i frikshëm i të gjitha kohërave

Showbiz October 25, 2020 - 23:21

Matja e pulsit të shikuesve gjatë shikimit të filmave horror zbuloi se cili është më i frikshmi i të gjitha kohërave. Është filmi i vitit 2018 – Hereditary.

Ekspertët e matjes të platformës, GIGA Calculator llogaritën se cilat filma rrisin më shumë numrin e rrahjeve të zemrës për shikuesit, dhe në radhë të parë ishte i lartcekuri, të cilin tashmë shumë e kanë quajtur si filmin më të frikshëm të të gjitha kohërave, shkruan GamesRadar.

Gjegjësisht, 150 njerëz morën një listë të filmave horror që u duhej të shikonin për herë të parë dhe gjatë asaj kohe iu numëruan rrahjet e zemrës në mënyrë.

Gjatë shikimit të filmit, numri i rrahjeve të zemrës së të anketuarve ishte mesatarisht 115, gjë që devijon ndjeshëm nga pulsi i zakonshëm.

Pjesa tjetër e listës përbëhet nga Saw (pulsi mesatar 113), The Babadook (110), Insidious (108), A Quiet Place (106), The Descent (103), Us (100), It (99), The Conjuring 2 (97) , The Exorcist (96). /Telegrafi/