Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Gjithnjë e më shumë të famshëm po i mbështesin demonstruesit në Nigeri

Gjithnjë e më shumë të famshëm po i mbështesin demonstruesit në Nigeri

Showbiz October 21, 2020 - 15:20

Ylli i Manchester Unitedit, Odion Ighalo, është bërë një nga të famshmit më të fundit që shpreh mbështetjen e tyre për protestat kundër brutalitetit të policisë në Nigeri, shkruan BBC.

Në një video në Twitter, sulmuesi nigerian e quajti qeverinë e vendit të tij “një turp për botën”.

Reagimi i tij vjen mes raporteve se disa njerëz janë qëlluar për vdekje ose plagosur gjatë demonstratave në qytetin më të madh të Nigerisë, Lagos.

Zyrtarët mohuan të ketë pasur ndonjë vdekje dhe kanë premtuar një hetim, transmeton ”Zeri.info”.

Image

Ighalo, i cili ka fituar 35 ndeshje për ekipin kombëtar të futbollit të Nigerisë, tha në deklaratën e tij se ai nuk mund të “qëndronte më i heshtur më”.

“Jam i turpëruar nga kjo qeveri, jemi të lodhur nga ju djem dhe nuk mund ta durojmë më këtë”, shtoi ai.

Midis atyre që kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre për protestat janë aktori John Boyega, dhe muzikantë përfshirë Estelle, Trey Songz dhe Chance the Rapper.

Këngëtarja e muzikës pop, Beyonce Knowles, tha në një deklaratë se ajo ishte “duke punuar në partneritet me organizata rinore për të mbështetur ato protesta për ndryshim”.

Rihanna shpërndau një fotografi të një flamuri të përgjakur nigerian në Twitter dhe tha: “Zemra ime është thyer për Nigerinë”.

Në fillim të kësaj jave, reperi amerikan Kanye West gjithashtu tregoi solidaritetin e tij me demonstruesit, duke thënë “qeveria duhet t'i përgjigjet thirrjeve të njerëzve”.

Boksieri britaniko-nigerian, Anthony Joshua, tha se po shqyrtonte donacionet për të mbështetur spitalet lokale dhe për të siguruar pako ushqimore.

“Kjo nuk ishte kurrë një trend për mua! Është jeta reale dhe unë dua që të mësojmë se si të bëjmë ndryshime të qëndrueshme”, shtoi ai.

Protestat gjithashtu kanë fituar mbështetje nga disa figura të profilit të lartë pa asnjë lidhje me Nigerinë, duke përfshirë shefin ekzekutiv të Twitter-it, Jack Dorsey dhe lojtarin gjermano-turk të Arsenalit, Mesut Ozil. /Zëri