Vdes James Redford, i biri i Robert Redfordit

Vdes James Redford, i biri i Robert Redfordit

Showbiz October 19, 2020 - 15:51

James Redford, i biri i yllit holivudian Robert Redford, ka vdekur të premten e kaluar në moshën 58 vjeçare.

Ai vdiq nga sëmundja e kancerit.

Fondacionit i Zjarrfikësve të San Franciskos për Parandalimin e Kancerit tani ka raportuar për vdekjen e skenaristit në faqen e tyre në Facebook.

“Shërbimi i zjarrfikësve ka humbur edhe një aleat të madh. James (Jamie) Redford na la pas një sëmundjeje të ndërlidhur me kancerin. Një humanist i vërtet i brengosur thellësisht për shëndetin dhe sigurinë e zjarrfikësve dhe për mbrojtjen e ambientit tonë, dokumentarist me çmime të fituara i cili, bashkë me skenaristin Kirby Walker eksoizuan industritë kimike që përdorin përbërës kancerozë dhe për efektin e tyre të vërtetë që kishin në rritjen e shkallës së kancerit në profesionin e zjarrfikësve në dokumentarin e publikuar në HBO, ‘Toxic Hot Seat’”, tha ky fondacion në profilin zyrtar në Facebook, raporton Zeri.info.

“Është për ironi që vitin e kaluar e humbëm Kirbyn nga kanceri, e tani edhe Jamien. Edhe Kirby edhe Jamie u nderuan në gala-mbrëmjen tonë të vitit 2017 për ngritjen e shqetësimit të profesionit tonë për rritjen e rasteve me kancer si pasojë e ekspozimit ndaj toksinave”, thanë më tej nga ky Fondacion.

Në fund, Fondacioni i shprehu ngushëllime familjes Redford.

Image

“Jamie iku por trashëgimia e tij do të jetojë me punën e mrekullueshme që e ka bërë. I shkuar, por kurrë i harruar. Pusho në paqe vëlla, ngushëllime familjes Redford”, përfundoi letra e Fondacionit të Zjarrfikësve të San Franciskos për Parandalimin e Kancerit.

Ylli i Hollivudit, Robert Redford, ende nuk e ka komentuar vdekjen e djalit të tij.

James është nga martesa me Lola Van Wagennen, me të cilën Robert Redford ishte i martuar nga 1958 në 1985. James Redford lë pas gruan e tij Kiel dhe dy fëmijët Dylan dhe Lena. /Zëri