Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Top 5 hitet e kësaj jave

Top 5 hitet e kësaj jave

Showbiz October 12, 2020 - 15:11

Pesë këngët e kësaj jave në “Drive Time” me Bernën dhe Arin vijnë me disa bashkëpunime tipike për të qenë hite në toplistat botërore. Duke filluar nga Bebe Rexha me Doja Catin, pastaj rikthehen prapë Sia me David Guetan, Wes Nelsoni me Hardy Caprionin, Zara Larsson me Sabrina Carpenterin, por e vetmja në këtë listë që mund ta veçojmë është Miley Cyrus, jo që nuk ka bërë asnjë bashkëpunim, por shkaku se e ka zgjedhur njërën prej këngëve të “punk” këngëtares “Blondie” – “Heart of Glass”, të cilën në momentin që e dëgjon mendon seriozisht se është Blondie dhe jo Miley. Më poshtë mund t’i dëgjoni pesë këngët e përzgjedhura për këtë javë:

Bebe Rexha ft Doja Cat – Baby, I’m Jealous

Bebe Rexha dhe Doja Cat kanë ndarë një video për single-in e tyre të ri bashkëpunues “Baby, I'm Jealous”, në të cilin ato udhëtojnë nëpër kohë. Kryesisht kënga e prek temën më të rëndësishme të grave sot, me dieta nga trajnerët e tyre, vetëm për ta pasur një bel të hollë.

Sia & David Gueta – Let’s Love

David Guetta dhe Sia më në fund janë ribashkuar me publikimin e single-it të tyre të ri, “Let’s Love”, që shënon vetëm single-in më të fundit që dyshja e dashur ka publikuar, pas hiteve të shkëlqyera si “Titanium”, “Flames”, “She Wolf”, “Bang My Head” dhe shumë hite tjera.

Wes Nelson & Hardy Caprio – See Nobody

Nga “Love Island” në skenën e “X Factor”, Wes ka shpërthyer në skenë dhe është gati të tregojë më shumë. Singli debutuese i Wesit, “See Nobody”, është publikuar muajin e kaluar, duke u shfaqur së bashku me Hardy Caprion. Duket sikur nuk ka asgjë që nuk mund të bëjë ky njeri i rilindjes së sotme. Wesi u ul me Wonderlandin për të biseduar rreth qëndrimit të zymtë mbi karantinën, vetëbesimin dhe se si ai ishte në gjendje të merrte një Bat-mobile për videon e tij muzikore. Me fillimin e solokarrierës së tij muzikore, Wesi dëshiron ta shëtisë skenën muzikore të Londrës në të gjithë botën me markën e tij të repit dhe R&B.

Zara Larsson & Sabrina Carpenter - WOW remix

Zara dhe Sabrina kanë publikuar audion për këngën e tyre javë më parë, ndërsa spotin e lansuan vetëm katër ditë më parë. E vetmja gjë që duhet të thuash është thjesht - wow! Në rast se nuk i keni dëgjuar lajmet e fundit, ju njoftojmë se Sabrina do të interpretojë dhe ekzekutojë një version të ri modern të “Alice In Wonderland”, i cili do të jetë gjithashtu një muzikal.

Miley Cyrus – Heart of Glass

Prejse interpretoi “Jolene” të Dolly Parton më 2012-n, Miley Cyrus ka marrë vlerësime të mira për talentin e saj për të interpretuar këngë të ndryshme. Javën e kaluar në festivalin “iHeart” Cyrus interpretoi coverin e “Heart Of Glass”, klasik i 1979-ës nga Blondie.

Përgatiti: Berna Caka

Image