Top 5 këngët e kësaj jave

Top 5 këngët e kësaj jave

Showbiz September 07, 2020 - 14:38

Përzgjedhja e 5 këngëve më të dëgjuara në emisionin “Drive Time” tashmë bëhet nga ora 16:00 deri në orën 18:30 në 89.8 Prishtina.fm & në Zeri.info. Këtë herë janë të përfshirë emrat e famshëm, si Paloma Faith, Dj Khaled, Drake etj., por si çdoherë tentojmë të sjellim edhe emra të rinj, që po futen më ngadalë në skenë, të cilët kryesisht vijnë nga kultura të ndryshme, si ato nga klubet afrikane me një përzierje britanike së bashku me producentë dhe valltarë të ndryshëm. Shpresojmë se do t’ju pëlqejnë.

 

Të gjitha këngët dhe informatat i gjeni më poshtë

 

Paloma Faith – Better then this

 

Paloma Faith rikthehet me “Better then this”, kënga e saj e parë e re në dy vjetët e fundit, që prej vitit 2018 kur e lansoi “Make Your Own Kind Of Music”. Paloma e përshkroi këngën si një këngë dashurie për “njerëzit që janë atje për të qëndruar”, duke shtuar: “Kjo dashuri e qëndrueshme. Të këqijat dhe të gjitha. Unë nuk mendoj se kam dëgjuar ndonjëherë një këngë dashurie të tillë, në të vërtetë”.

Chloe x Halle - Do It (Remix) Lyrics ft. Doja Cat, City Girls & Mulatto

 

Chloe x Halle kanë ndarë një remix të ri të këngës së tyre “Do It” dhe ka paraqitje të ftuara nga City Girls, Doja Cat dhe Mulatto. Chloe x Halle publikuan albumin e tyre të dytë “Ungodly Hour” në fillim të korrikut. Ata performuan në transmetimin para shfaqjes për “MTV’s Video Music Awards” në fund të gushtit me Doja Cat, që doli në skenë më vonë si pjesë e programit kryesor. City Girls lëshoi në befasi albumin e fundit “City on Lock” në qershor dhe Mulatto lansoi projektin e saj të ri “Queen of Da Souf” më 21 gusht. /Zëri

 

DJ Khaled ft. Drake - Popstar - Starring Justin Bieber

 

 

Drake i bën thirrje Justin Bieberit dhe ia kërkon një favor kur ai është shumë i zënë për të filmuar videoklipin për DJ Khaled. Të enjten DJ Khaled dhe Drake lëshuan videoklipin për bashkëpunimin e tyre të fundit “Popstar”, i cili merr një qasje jokonvencionale me Bieberin, si ylli kryesor në vend të reperit të famshëm kanadez. Videoja e gjatë tetëminutëshe fillon me një seri videosh nga DJ Khaled, që vazhdimisht sulmon Draken dhe duke e kujtuar atë se ata “duhet të xhirojnë videon ‘Popstar’”.

Drake i irrituar thotë se producenti, 44 vjeç, është “larg tij” dhe është ngopur me kërkesat e tij të pandërprera. “Çdo pesë sekonda në telefonin tim ai kërkonte diçka” ... “Another One” (një tjetër) frazën e famshme të DJ Khaledit. Pas disa sekondash mendimi Drake, 33 vjeç, vendos të thërrasë dhe kërkon ndihmë nga Bieber që ta punojë ai videon.

Ndërsa muzika për “Popstar” fillon, Bieberi shihet duke u zgjuar nga shtrati pas asaj që dukej të ishte një aheng i egër në shtëpi. Ai ecën poshtë, i veshur me një këmishë nate të gjelbër ,duke mbajtur shishen e tij të shampanjës për të parë që festa po vazhdonte ende. “Unë pashë një ëndërr të çmendur”, i thotë ai gruas së tij, pasi menaxheri i tij e solli në shtëpi (ne mund ta imagjinojmë gjendjen e tij), duke sqaruar se ai duhej ta bënte një video muzikore për Draken. “Të dua zemër, le të shkojmë të shëtisim qenin”.

 

Arlo Parks - Hurt

 

Merret me “natyrën e përkohshme të vuajtjeve”. Singli u shfaq premierë në “BBC Radio 1”, në emisionin e Annie Macut, si kënga më e mirë në botë dhe vijon nga artistja e jugut të Londrës, e njohur me këngën e mëparshme “Black Dog”.

Alewya - Sweating

 

“Ka të bëjë me ndjenjën e kimisë me dikë, por edhe me një femër që nuk ka frikë nga aftësia dhe fuqia e saj, është një gjendje shpirtërore”.

Alewya ka ndarë një pamje monokrome të avulluar për single-in e saj debutues “Sweating”. Duke tërhequr ndikime nga kultura e klubeve afrikane dhe britanike, producentja, këngëtarja dhe valltarja autodidakte ka lidhur marrëveshje me dyshen e prodhimit “The Busy Twist” për këngën energjike.

Përgatiti: Berna Caka