
Dhurata Dora i bën vetes një super dhuratë
Showbiz
July 25, 2020 - 21:03
Është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare.
Një fakt i tillë nënkupton se Dhurata Dora në kushte normale, përtej pandemisë, fiton shumë nga koncertet e pandalshme, nga këngët e publikuara në rrjet e jo vetëm.
Falë suksesit që gëzon, nuk kishte se si këngëtarja të mos i bënte qejfin vetes.
Ajo i ka bërë vetes një dhuratë luksoze ditën e sotme kur ka vendosur të ndërrojë makinën.
Nga tani e tutje, Dhurata do të vozisë një Mercedes, tip i ri, që kapë vlerën e dhjetëra mijëra eurove.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj, Ilir Balija që përmes rrjeteve sociale ia ka uruar veturën këngëtares së hitit “Fajet”. S’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë Dorës vozitje të rehatshme në “bishën” e re! /Prive.al
