Këngëtarja Adelina Thaçi infektohet me koronavirus, apelon të mos mbahet fshehtë sëmundja

Këngëtarja Adelina Thaçi infektohet me koronavirus, apelon të mos mbahet fshehtë sëmundja

Showbiz July 08, 2020 - 14:36

Këngëtarja e mirënjohur Adelina Thaçi, pas dyshimeve se është infektuar me COVID-19, ka bërë testimin sot, nga i cili ka rezultuar pozitiv.

Adelina, përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar për kujdesin që kishte duke përdorur mjetet mbrojtëse dhe duke respektuar masat, mirëpo, siç thotë ajo, ka edhe persona të atillë që e mbajnë fshehtë se janë të infektuar dhe e përcjellin te dikush tjetër, shkruan “Zeri.info”.

“Të dashur miq e familjarë. Pas kaq muajsh të kujdesit në maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska e pa doreza, besa 3 muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm, që i hasim e e mshefin pa asnjë fije turpi”, u shpreh këngëtarja.

Ajo ka treguar në detaje edhe simptomat që ka pasur para testimit.

“Para dy ditësh kam pasur lodhje të trupit, dhimbje të syve poshtë dhe anash. Kokëdhimbje dhe dhimbje të qafës. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo koll. Temperaturë 37.5”, tregoi ajo.

Adelina kërkoi nga të infektuarit që të mos e mbajnë të fshehtë se janë të sëmurë me COVID-19, të cilëve u tha: “Duhet marre me ju ardh”, ndërsa bëri apel që të respektohen masat dhe të mos dilet pa pajisjet mbrojtëse nga infektimi. /Zëri

Image