Rita reagon pas vrasjes se Floyd (Foto)
Këngëtarja kosovare është prekur nga vrasja e George Floyd duke u bashkuar kështu më shumë me amerikanët të cilët kanë filluar një protestë të madhe në disa qytete të Amerikës.
Qyteti i Minneapolis në Amerikë po kallet nga protestues të bardhë dhe të zi pasi që një policë vrau një afro-amerikan të prangosur në këtë qytet.
Nuk eshte vetë ky qytet në Amerikë ku ka trazira, trazira ka edhe në qytete të tjera.
E vrasja e Floyd nuk ka shkuar pa u përmendur edhe nga artistë të ndryshëm amerikanë duke e cilësuar policin Derek Chauvin, tashmë në paraburgim, racist dhe se racizmi nuk mund të këtë vend në Amerikë.
Këtyre reagimeve i është bashkuar edhe Rita Ora, e cila ka postuar ballinën e Times dhe poshtë saj ka shkruar thënien e Martin Luther King Jr, “Heshtja është tradhti”. /GazetaExpress/