Gigi Hadid mori pjesë në këto sfilata edhe gjatë shtatëzanisë

Gigi Hadid mori pjesë në këto sfilata edhe gjatë shtatëzanisë

Showbiz May 22, 2020 - 18:23

 

Gigi Hadid zbuloi se ishte disa muaj shtatzënë derisa po merrte pjesë në sfilata mode në shkurt dhe mars, shkruan DailyMail.

Supermodelja 25-vjeçare po pret fëmijën e saj të parë me ish-anëtarin e “One Direction”, Zayn Malik.

Ajo ishte ‘live’ në Instagram me Erin Parson të mërkurën, kur tregoi se ishte disa muaj shtatzënë kur u ngjit në pasarela mode.

Vajza e Yolanda Hadid qeshi me spekulimet në internet se ajo kishte botoks në fytyrë, por ishte për shkak të shtatzënisë dhe kjo gjë po i pëlqen asaj.

“Njerëzit mendojnë se kam ndërhyrë me mbushës në fytyrën time dhe kjo është arsyeja pse fytyra ime është e rrumbullakët”, tha ajo.

“Ose muaji i modës, kur isha disa muaj shtatzënë”, shtoi modelja. Gigi ndoqi javët e modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris.

Java e Modës në Nju Jork u zhvillua nga 6 deri më 13 shkurt, e pasuar nga Londra 14-18 shkurt, Milano 18-24 shkurt dhe Parisi 24 shkurt – 4 mars.

Gigi sfiloi për një sërë markash më të mira përfshirë Marc Jacobs në Nju Jork, Burberry në Londër, Versace në Milano dhe Chanel në Paris.

Muajin e kaluar, Gigi konfirmoi në emisionin e Jimmy Fallon se ajo është shtatzënë.