Arta Bajrami së shpejti publikon këngën “Pse mu”, në bashkëpunim me Don Arbas

Arta Bajrami së shpejti publikon këngën “Pse mu”, në bashkëpunim me Don Arbas

Showbiz May 17, 2020 - 23:42

Arta Bajrami është njëra këngëtarët e estradës tonë që pretendohet se ka sjellë për herë të parë zhanrin R&B në Kosovë.

Jo më larg se para pesë viteve, ajo ka qenë aktive në prurjen projekteve të ndryshme muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunime.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Arta Bajrami & Don Arbas - Pse mu Coming Soon @iamdonarbas @mumaofficial @lirim_ahmeti

A post shared by Arta Bajrami (@artathequeen) on

Kohët e fundit, Arta është shkëputur nga industria muzikore, duke sjellë më rrallë projekte të reja muzikore. Në një postim në rrjetin social Instagram, 42-vjeçarja ka paralajmëruar se do të lansojë këngën e re në bashkëpunim me vëllanë e saj, Don Arbas. 

“Pse mu” mban titullin projekti i ri muzikor, për të cilin Arta nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar të publikimit. Kujtojmë se kënga e fundit e realizuar ishte një baladë e publikuar para 10 muajsh, ndërsa mban titullin “S’ke dite me m’dashte”.