Princesha e Austrisë, Maria Galitzine vdes në moshën 31-vjeçare
Princesha Austriake Maria Galitzine, 31 vjeç, vdiq papritmas nga aneurizmi i papritur kardiak, duke lënë pas burrin dhe djalin dyvjeçar.
Princesha Maria Galitzine ka vdekur papritur nga një aneurizëm i papritur në zemër duke lënë pas burrin dhe djalin e saj, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
31-vjeçarja, pasardhëse e Perandorit Karl të Austrisë – po jetonte në Houston të Teksasit, me partnerin e saj, kuzhinierin Rishi Singh kur vdiq.
Ajo pësoi një ‘aneurizëm’ fatal kardiak, pra fryrje të një ene gjaku në zemër më 4 maj, vetëm gjashtë ditë para ditëlindjes së 32-të.
Lajmi tragjik u konfirmua nga The Houston Chronicle të mërkurën.
Në njoftim thuhet: “Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Houston të gënën, 4 maj 2020, nga një aneurizëm i papritur kardiak”.
Ajo lindi në 1988 në Luksemburg dhe ishte e bija e Princit Piotr Galitzine, një aristokrat rus dhe princeshës Maria Anna.