Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është mbuluar për Ramazan.
Ajo i ka publikuar disa foto në Instagram pranë të cilave ka treguar se po lutet në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kjo nuk është hera e parë që Duda vepron kështu pasi e kemi parë të tillë edhe në vitet e tjera gjatë Ramazanit.
“Shpirt që ke aromë Ramazani dhe mëngjesi syfyri. Fati im i madh është që edhe ketë ramazan e kam pritur me njerëzit që janë jeta ime. Kam shumë gjëra për të cilat do ta lartësoj Krijuesin tim, dhe ti falënderohem për çdo copë ajri që marrë frymë. I lutem dhe do ta lus për gjëra të njëjta shëndet, paqe, fat e për njerëzit që i dua”, ka shkruar ajo.