Yllka Kuqi përkujton shoqen e saj, luftëtaren 17-vjeçare Yllka Domin, në 21-vjetorin e rënies
Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, e ka përkujtuar mikeshën e saj të shkollës në përvjetorin e 21-të të rënies heroike, luftëtaren 17-vjeçare Yllka Domi.
Kuqi në rrjetin social “Instagram” ka kujtuar momentin kur mori lajmin për vdekjen e Domit, e po ashtu edhe ndjesinë që ka pasur kur ka parë tymin që ka dalë nga lagjja ku jetonte shoqja e saj, lagje e cila ishte djegur, përcjell "Zeri.info".
“BestFriendsForeverë Këtë i premtuam njëra-tjetrës ditën e fundit kur u pamë më 24 mars 1999... për t’u ndarë përgjithmonë me 7 maj 1999. E ndiej si sot trishtimin që ndjeva kur më thanë që të kanë parë të vrarë në Cëabrat teksa unë po shikoja nga dritarja e dhomës sime tymin që dilte nga djegia e lagjes tënde e që ishte jo larg banesës time”, ka shkruar këngëtarja Yllka Kuqi.
Ajo përmes këtij postimi po ashtu ka treguar se si shpresonte që Yllka Domi, e cila ishte edhe poete, të ishte gjallë dhe si e ka kërkuar me shpresën që do ta takojë serish shoqen e saj të ngushtë.
“Nuk deshëm ta besonim atë lajm, as unë e as Albina, e vazhduam në luftë e pas luftës të t’kërkonim kudo që njerëzit na thonin se të kanë parë e dëgjuar për ty... Na thanë se je gjallë dhe kjo na mbajti një kohë të gjatë, derisa ta gjetën trupin”, ka shkruar më tej ajo.
Yllka Domi ka rënë dëshmore në Betejën e Çabratit me datë 7 maj të vitit 1999.
Yllka u vra bashkë me disa bashkëluftëtarë dhe ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë. /Zëri/